Klejvis Saliaj, drejtor i Produksionit Skenik të Teatrit të Operas ka deklaruar në emisionin Abc-ja e mëngjesit në Abc News se të shtunën në mbrëmje solistët e Teatrit të Operas do të dhurojnë një koncert onlinë për 30 minuta.

Ai tha se të gjithë artistët po përpiqen të përcjellin përmes artit online një mesazh për të kaluar sa më lehtë këtë situatë.

“Këtë fundjavë do të dhurojmë një koncert për 30 minuta ku bëhen bashkë shumica e artistëve më të mirë që kemi. Videon unë e dua Shqipërinë e bëra pa ia thënë askujt. Unë nuk e prisja që të kishte këtë reagim kaq të madh. Mbase ishte në fillimet e kësaj situate. Zana pas kësaj video doli me një vendim për të dalë online. Po bëjë një faqeweb, e cila mungonte në këto 60 vite të teatrit të operas. Kjo nuk është opera channel, do vazhdojë puna për këtë gjë. Pati një shikueshmëri shumë të madhe. Po përgatitemi për një projekt.

Të shtunën në mbrëmje do jemi me një program premierë me solistët e teatrit. Duhet të kuptojmë një gjë. Sezoni online nuk është për të treguar se çfarë po bëjmë ne, ai duhet të përcjellë vetëm mesazhin”, u shpreh Saliaj