Në një lidhje me “ABC e mëngjesit” Zana Çela drejtore e TKOB ka folur për nismën më të re që do të sjellin artistët në këtë kohë karantinë “Opera me pizhame”. Çela tha se kjo situatë nuk mund të kalohej pa realizuar asnjë aktivitet nga artistët dhe në këtë mënyrë u diskutua se si mund të reflektonte secili për të sjellë performanca interesante. “Janë performanca të reja, që vijnë të limituara pasi nuk kushte shtëpie është e vështirë për tu realizuar. Jam e bindur që krijimtaria do ti mbetet fondit të Teatrit dhe Baletit. Kemi ftuar të gjitha artistët e TKOB, por edhe të gjithë bashkëpunëtorët e rinj. Kemi edhe artistët e Ansamblit të cilët kanë prodhuar një krijimtari të veçantë, një surprizë të bukur që na ka emocionuar. Është shpërndarë i gjithë plani i kalendarit”, u shpreh Çela. Ndërkohë theksoi se edhe orkestra po punon për të sjellë një projekt shumë të bukur. Më tej ajo u shpreh se do të niset një sezon i veçantë që do të mbetet në histori. Qytetarët duhet vetëm të abonohen në kanalin në youtube dhe abonimi është falas, menjëherë merret aksesi për të parë videot./abcnews.al

https://www.youtube.com/watch?v=dNMWTgYBPno&feature=youtu.be&fbclid=IwAR0wx0kfuDnF08iHnrE_RmJf0TcWelmVq6TvPGISIbgYLT8nNh38iPDCSlw