Kur është shënuar viktima e katërt në Shqipëri nga koronavirusi, bëhet gjithnjë e me shumë e domosdoshme për të kuptuar se lufta me kete armik të padukshëm është e vështirë dhe kërkon vigjilencë. Në kuadër të masave të marra nga qeveria, artistët kanë lënë punën në ambientet e punës dhe po vijojnë misionin e tyre për të dhuruar art nëpërmjet shtëpisë. Artistët e teatrit të operas kanë interpretuar nga shtëpia “Dua më shumë Shqipërinë”, si një mesazh në emër të jetës, vijueshmërisë së saj, për familjen, veten, të afërmit, ata që janë në sherbim, për një të nesërme më të mirë.

https://www.starplus-tv.com/ne-emer-te-jetes-dhe-vijimesise-se-saj-artistet-e-tob-interpretojne-dua-me-shume-shqiperine-video/