Mbrëmja gala ‘Alles Walzer’ vjen për të dytën herë në Shqipëri, pas suksesit që pati vitin e shkuar. Koncerti i datës 28 dhjetor vjen si bashkëpunim mes Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe ambasadës austriake.

 

Dirigjenti i njohur austriak Ernst Theis, i cili vjen për herë të parë në Shqipëri, vlerësoi këtë bashkëpunim.

 

“Ju falenderoj që shprehni interes për këtë projekt kaq të rëndësishëm për ne. Unë jam i nderuar pqë jam sot këtu pranë jush dhe që po punoj me një staf kaq të përkushtuar.”

 

Koreografi austriak, Renato Zanella, tha se mbrëmja gala do të jetë një shembull solidarizimi i të gjithë artistëve me të prekurit nga tërmeti.

 

“Sigurisht që edhe unë jam prekur shumë nga tragjedia që i ndodhi vendit tuaj.  Eshtë një punë që duhet të pasqyrojë porsperitet, por pa shumë entuziasëm, për t’u përshtatur edhe me gjendjen shpirtërore në të cilën ndodhet Shqipëria në këto kohë”.

 

Të ardhurat e grumbulluara nga koncerti “Të gjithë për të kërcyer”, që do të mbahet mbahet në pallatin e kongreseve mbrëmjen e 28 dhjetorit, do të shkojnë në ndihmë të familjeve, shtëpitë e të cilëve u demtuan nga tërmeti.

https://www.vizionplus.tv/alles-walzer-serish-ne-tirane-mbremje-gala-ne-ndihme-te-te-prekurve-nga-termeti/

https://www.youtube.com/watch?v=R3y5PoOV19Q