Këtë të premte në emisionin e pasdites në Radiotelevizionin Shqiptar, “Lart e Poshtë” me Eraldo Rexhon, ishte i ftuar bilbili i muzikës shqiptare, Merita Halili.

Brenda skenës së madhe të Pallatit të Kongreseve, ku për dy netë rresht ajo do të mbajë recitalin e saj të parë prej 20 vitesh, Merita i është përgjigjur disa pyetjeve që ne na mundonin prej kohësh.

Ajo ka treguar për gazetarin Andi Vrapi edhe arsyen se pse i ka munguar tregut muzikor shqiptar me këngë apo klipe të reja.

“Kam vite që kam bërë goxha këngë dhe kam aq shumë repertori saqë i gjithë populli, nga më i vogli te më i madhi, e kendojnë këngën e popullit. Qëllimi im është që të ruhet folku, të ruhet tradita e folkut, jo vetëm të Shqipërisë së Mesme, por të gjithë trevave. Për këtë unë solla këtë recital… që të ndihen këngët e vjetra që po harrohen dhe të rikthehen e të dëgjohen nga brezi i ri, që të mos harrojnë e të ruajnë vërtet folklorin shqiptar!”, u shpreh Merita.

https://www.newsbomb.al/ka-munguar-prej-kohesh-ne-tregun-muzikor-merita-halili-tregon-arsyen-