Recitali i Merita Halilit “Lule t’bukra ka Tirona” çel stinën koncertore të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve. Këngëtarja në këtë koncert u shfaq tejet e emocionuar pasi me këtë ansambël nisi karrierën e saj dhe mikpritja e spektatorit e përloti këngëtaren. Me imazhet simbol të trashëgimisë së Tiranës, nis koncerti recital i Merita Halilit në Pallatin e Koncerteve. Më pas rishfaqet pas 30 vitesh pra publikut të saj të dashur me këngën “Lule t’bukra ka Tirona” shoqërura nga orkestra e ansamblit prej ku ajo nisi rrugën e artit. Menjëherë rrëmbeu zemrën e publikut. Emocionet dhe lotët nuk i fsheh Merita Halili, kur sheh entuziazmin e spektatorit në sallë. Këngëtarja për 90 minuta solli kënëgët e traditës së Tiranës, si dhe nuk munguan edhe këngët e vallet nga krahinat e gjithë Shqipërisë në këtë koncert recital. Sëbashku me Merita Halilin është rikthyer nga Amerika e largët edhe bashkëshortin e saj, instrumentisti Raif Hyseni, si dhe ish-dirigjentin e ansamblit, mjeshtrin Edmond Xhani, i cili drejtoi orkestrën. Koncerti i bilbilit të Shqipërisë së Mesme Merita Halili rezultoi një sukses./ABC News Albania 24/7

https://www.youtube.com/watch?v=SmwyB6qXpAw