Sheshi “Skënderbej” u pushtua mbrëmjen e 20 shtatorit nga performancat e artistëve të talentuar shqiptarë të teatrit të Operas dhe Baletit.

Sezoni i ri artistik u hap me një takim brezash, duke nxjerrë në skenë emra të njohur të muzikës shqiptare, por edhe fëmijë të talentuar në këtë fushë.

Duke folur për emocionet e përjetuara gjatë përformancës, fëmijët shprehen se ndihen të privilegjuar që ngjiten në një skenë të madhe.

Sheshi “Skënderbej” do të qëndrojë përsëri edhe këtë të shtunë nën emocionet e një mbrëmjeje me muzikën e bukur klasike dhe rrok.

http://www.oranews.tv/article/takim-brezash-ne-teatrin-e-operas