Pas muajsh rikonstruksioni tërësor të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, ministrja e Kulturës Elva Margariti deklaron se artistët shumë shpejt do të hyjnë në ambientet e rinovuara si, salla provash, dhoma studimi, gardëroba, ambiente për ekspozita e aktivitete të tjera.

”Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit hap jo vetëm sezonin artistik, por celebron edhe një erë të re në historinë e këtij institucioni. Pas muajsh rikonstruksioni tërësor, artistët shumë shpejt do të hyjnë në ambientet e rinovuara: salla provash, dhoma studimi, gardëroba, ambiente për ekspozita e aktivitete të tjera”, thekson ministrja.

Margariti shprehet se në datat 20 dhe 21 shtator solistët e operës, baletit, Ansamblit Popullor, por edhe emra të dashur të muzikës pop dhe rok do të interpretojnë disa nga pjesët më të bukura të repertorit botëror dhe shqiptar

https://www.kultplus.com/teatri/teatri-kombetar-i-operes-dhe-baletit-celebron-nje-ere-te-re-ne-historine-e-tij/