Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor në mbështetje të Statutit  të Institucionit  të  TKOBAP miratuar me urdhër të Ministrit të Ministrisë së Kulturës nr 166 datë 27.04.2015; Rregullores së Brendshme të Institucionit; Organikës dhe Strukturës së Institucionit miratuar me Urdhër të Kryeministrit nr 140, datë 28.03.2014  shpall 1 vend vakant për pozicionin e punës Korist me specifikë zëri Tenor  në Drejtorinë e Operas dhe Filarmonisë  përkatesisht tek sektori i Korit në TKOBAP.

Për t’i dhënë më shumë kohë shpërndarjes së informacionit për vende të lira pune në sektorët artistik e për rrjedhoje për të krijuar mundësi pjesmarrjes më të madhe në numër të konkurentëve TKOBAP ju informon se ka shtyrë datën e audicionit në datën 28.05.2019 ora 11.00 në sallën “Tefta Tashko Koço” pranë Ministrisë e Kulturës.

Të gjithë ata kandidatë të interesuar për pjesëmarrje, për këtë vend vakant duhet të dorëzojnë pranë zyrës  së protokollit të Institucionit  deri  në datën 21.05.2019 ora 11.00   dokumentat origjinale ose fotokopje për regjistrim si më poshtë;

 

Kriteret e përgjithshme (dokumentacioni)

  1. Të ketë kryer studimet e larta (bachelor ose master) brenda ose jashtë vendit.
  2. Diplomë e përfundimit të shkollës dhe listë notash të noterizuara.
  3. Fotokopje e Diplomës së noterizuar (në rast se konkurenti ka studiuar jashtë vendit një kopje të   diplomës së çertifikuar ose vërtetim për njohjen e saj nga Ministria e Arsimit dhe e Sporteve )
  4. Fotokopje e dokumentit të identitetit
  5. Curriculum Vitae bashkëngjitur me Foto, (veprimtaria e 2 viteve të fundit e certifikuar me programe koncertesh, recitale,shfaqe të ndryshme, si dhe të dhëna të tjera që plotësojnë imazhin artistik etj).Dokumentacionin e nevojshëm për të vertetuar pikën 5 të kritereve të përgjithshme.
  6. Të ketë njohuri minimumi të dy gjuhëve të huaja: italisht dhe anglisht

 

Programi:

 

  • 3 (tre) arie të literaturës operistike (belcanto o veriste) nga kompozitore: G.Verdi
  • Puccini, G.Bizet, V.Bellini me recitative ose cabaletta etj.
  • Një arie antike të perzgjedhur nga kandidati sipas dëshirës.
  • Shtrirja vokale ( Vokalizë ) dhe lexim me shikim të parë.

 

Repertor Koral i Detyruar

W.A.Mozart-Missa Brevis in D-Credo

  1. Verdi- Il Trovatore Akt III “ Coro dei soldati”
  2. Brahms- “Eine Deutches”-requim Op.45 Nr.4 “ Wie liblich sind deine Wohnungen”

 

Ju mirëpresim!