Ne prag te premieres se operas “La Boheme”…

Lindja e nje produksioni te ri eshte nje proces i forte rigjenerues per gjithe stafin tone. Eshte periudha kur ne te gjithe perjetojme emocione shume komplekse, optimizem por dhe dilema, gezim dhe dyshim nese do ja dalim te kemi sukses e marrim duartrokitjet e publikut. Per te gjithe ne, lindja e nje produksioni te ri eshte nje proces krijues te cilin e perjetojne te gjithe, jo vetem artistet kur punojne rolin, por edhe mjeshtrat e prodhimit, zonjat e rrobaqepsise kur qepin kostumet e shtojne dicka nga mendja e shpirti i tyre, mjeshtrat e skenes qe punojne drurin apo hekurin e i japin krijimtari gjithashtu skicave te skenografise nga mjeshtria e tyre.

I gjithe ky proces dhe pse me emocione te kontrasteve te forta , ne fund eshte shume frymezues, eshte si nje rryme e forte elektrizuese qe te shtyn perpara.

Jam e bindur se kjo “La Bohem” do mbahet mend si premiera qe i besoi e promovoi me shume artiste te rinj se asnjeher tjeter ne historine e ketij teatri. 90% e stafit protagonist, jane te rinj duke filluar nga regjisorja e deri tek protagonistet e roleve kryesore. Do mbahet mend si produksioni qe ne 4 shfaqet do prezantoje 4 kaste kryesore dhe kjo eshte e rralle jo vetem per operat me formate mesatare, sic eshte teatri yne, por edhe per teatrot me te medhej ne Europe.

Puccini e krijoi kete veper per artistet e gjenerates se re e mesazhi i tij ishte i qarte, shoqeria duhet t’i kthej syte nga artistet e rinj qe sjellin te rene mes sakrificash te nje arti pa kompromis. Ekoja e ketij mesazhi vjen tek ne shume konkrete.