E famshmja ‘ La Boheme’ e Giacomo Puccinit, do të çelë sezonin operistik Janar- Qershor 2019 të TKOB. Ky produksion i parë operistik për këtë sezon, shënon kulmin e angazhimit të krijuesve dhe artistëve të rinj, duke u dhënë mundësinë të bëhen bashkë me solistët e TKOB, dhe artistët e ftuar me famë boterore si Giussepe Tomaso dhe Ghocia Abuladze, e shqiptarë me karrierë të spikatur në skenat ndërkombëtare si Armaldo Kllogjeri e Eva Golemi . Dhe Drejtorja e TOB Zana Çela, preferon të nënvizojë pikërisht këtë si veçantinë e këtij produksioni. Regjia e këtij produksioni i është besuar një regjisoreje të re, Ada Gurra, e cila shënon për herë të parë në karrierën e saj, realizimin e një produksioni operistik të këtyre përmasave. Pjesëmarrja si protagoniste në këtë vepër të madhe, është një emocion dhe përgjegjshmëri e madhe për talentet e reja. ‘ La Boheme’ , ky produksion operistik madhështor, do të performohet në të katër netët e shfaqjes së tij, nga kaste të ndryshme artistësh , ndërsa orkestra e TKOB, do të jetë nën dirigjimin e Maestros Italian, Lorenzo Tazzieri.