Për herë të parë Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit shqiptar nënshkruan një PROTOKOLL BASHKEPUNIMI me Teatrin Nacional të Operas së Kroacisë. Ky PROTOKOLL u nënshkrua nga Drejtresha e Përgjithshme e TKOBAP, Znj. Zana Çela dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Teatrit të Operas së Kroacisë Znj. Dubravka Vrgoc, në prani dhe të Ambasadorit të Shqipërisë në Kroaci, Z. Riza Poda.

Përmes këtij PROTOKOLLI BASHKEPUNIMI teatrot tanë angazhohen të realizojnë shkëmbimin e produksioneve artistike, shkëmbimin e artistëve në produksionet respektive dhe promovimin e artistëve të rinj.

Gjithashtu ky PROTOKOLL thekson angazhimin e dy teatrove për realizimin e koproduksione artistike.

Gjatë konferencës për shtyp të organizuar në hollin e Teatrit Nacional të Operas së Kroacisë, interesi i mediave vendase ishte tepër i madh, të cilat pasqyruan gjerësisht këtë ngjarje të rëndësishme kulturore.