Më datë 8 dhe 9 shkurt në orën 19:00 arTurbina do të shfaqet një premierë absolute e Trupës së Baletit në ”Dhomën 12” të saj

arTurbina po vlon me ngjarje të shumta artistike, nga dramaturgjitë tek kërcimi nga një shfaqje te tjera, nga një premierë te tjetra. Ritmi i saj këtë sezon turistik nuk ka të ndalur. Ky ritëm do të ndjekë këtë sezon artistik te TKOBAP(Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor), i cili kulmojë që në fillimin e tij me premierën absolute të baletit “Dhoma 12”. Koreografija e kësaj shfaqjeje vjen nga Manjola Hasanit dhe Esdalin Goranit. ‘’Dhoma 12’’ është një vepër e goditur për të prekur emocionet e njerëzve që dëshirojnë artin dhe sidomos baletin, ajo ta mban frymën pezull me performancën e trupës së baletit. Në rolet kryesore të saj janë: Eltion Merja, Besi Skura. Kostumografia vjen nga Ardi Asllani. Solistë janë Ledia Sulaj, Anxhelo Muçollari, Adela Muçollari, Fatjon Lito, Elda Logo, Luixhino Hala, Loreta Bala, Klevi Carkanji, Ledio Agalliu, Odeta Dishnica, Isida Mollaymeri, Amela Prifti. Më skenografi të kësaj shfaqjeje nga Renold Sula ajo do jetë një mbrëmje e këndshme për t’u mbajtur mend gjatë. Biletat shiten në sportelin Arturbina çdo ditë nga ora 10:00 në orën 20:00. Mos mungoni në këtë shfaqje të paharrueshme!