Agim Krajka është një nga kompozitorët më të dashur për publikun, ‘’Mjeshtër i Madh’’ dhe një nga pionerët e krijimit të këngëve të bukura shqipe dhe kulturës autentike shqiptare, si dhe një profesionist me një gamë të gjerë prodhimtarie në fushën e muzikës artit dhe të kulturës.

 

Në datë 7 dhe 8 dhjetor profesionalizmi i këtij kompozitori do të shfaqet në arTurbina në një ‘’Grand Gala’’ me moton ‘’Të gjithë e duan Agim Krajkën’’ të organizuar për nder dhe krijimtarinë e tij.

Kjo do të zhvillohet  në dy mbrëmje nga trupa e Ansamblit Popullor, artistët e muzikës së lehtë, dhe trupa me artistët e TOB nga 140 artistë. Ai ka një repertor të gjerë të kompozimit të këngë, muzikë filmash, vepra instrumentale dhe për orkestër.

Gjithçka do të jetë në skenë live për publikun me artistët që do të interpretojnë krijimtarinë muzikore të mjeshtrit të madh Agim Krajka. I njëjti koncert do të shfaqet në dy net, dhe live para publikut me këngëtarë të mirënjohur.

Si çdo artist në kohën e komunizmit edhe ai ka qenë në qendër të kritikave thumbuese apo në vëzhgimin e njerëzve që siguronin propagandën. Në shumë raste ka pasur edhe peripeci për këngët e tij, sidomos në muzikën e lehtë.

Pas viteve 1990 ai ka qenë dhe është një nga kritikët më të zjarrtë, ashtu si Aleksandër Lalo për nivelin e muzikës që është sot në Shqipëri.

Gjithashtu ai ka qenë në një debat të vazhdueshëm për problemin e këngës në forcën e ‘Sigurimit e Shtetit’ në regjimin komunist.

 

Ka qenë një debat i vazhduar për këngëtaren e njohur Parashqevi Simaku e polemizuar nga Gjergj Leka, ku Krajka ka mbrojtur figurën profesionale të këngëtares.

Në jetën e tij ka kaluar dhe episode si festivali i famshëm i 11 i këngës ku pati dhe të dënuar.

Për 16 vjet ai jeton në emigracion në Amerikë, dhe kur kthehej me mall dallonte ndryshime të mëdha, si për mirë, dhe për keq dhe e ka shprehur shpesh këtë.