TKOB risjell në skenën e Pallatit të Kongreseve, operetën më të famshme të Strauss – “Die Fledermaus” (Lakuriqi i natës) në 22,23 dhe 24 tetor – ora 19:00 në Pallatin e Kongreseve. Kjo shfaqje është produksioni më i madh skenik i TKOB për vitin 2018, e cila bën bashkë të gjitha trupat artistike të tij: orkestra, kori, trupa e baletit, solistët.

Ajo që ritheksohet në këtë rivënie të muajit tetor është fakti se ky produksion mund të quhet pa frikë, produksioni i artistëve të rinj të TKOB, të cilët në dy vitet e fundit janë futur rishtazi në TKOB, si profesionistë. Përvec artistëve të karrierës, emrat e rinj të artistëve solistë, interpretojnë në rolet kryesore.

Nga 17-të solistë që interpretojnë në këtë operetë, 10 janë të rinj që janë punësuar, ose që janë fitues të audicionit për rolet e veprës dhe të angazhuar rishtazi këto dy vitet e fundit dhe 7 solistë të tjerë janë artistë kariere.