Teatri i Operas dhe Baletit mbledh në skenë 140 artiste, për të intepretuar ‘majat’ e muzikës që krijoi “Mjeshtri i Madh” – Agim Krajka.

Zë potent dhe mjaft i dashur për publikun. Fituese e disa çmimeve dhe mjaft e kërkuar nga audienca, Eneda Tarife është gjithashtu pjesë e një mbrëmjeje plot emocione, hare dhe tingujt që mbeten gjatë në kujtesë. Ajo do të performojë në këtë Grand Gala, 2 pjesë të veçanta të repertorit të Agim Krajkës “Djaloshi dhe shiu” dhe “Sonet për veten”

Nxito të marrësh biletën tënde për Grand Gala
“Te gjithe e duan Agim Krajken” në sportelin e arTurbina, cdo ditë nga ora 10:00-20:00. Bileta kushton 1000 lekë.

Ju mirëpresim në arTurbina në datat 7 dhe 8 Dhjetor – ora 19:00.