Teatri i Operas dhe Baletit mbledh në skenë 140 artiste, për të intepretuar ‘majat’ e muzikës që krijoi “Mjeshtri i Madh” – Agim Krajka.

Zëri brilant i saj njihet menjëherë nga të gjithë, ashtu sikurse edhe vlerat e saj artistike. Ajo është Irma Libohova e cila do të jetë pjesë e Grand Galas. Ajo do të interpretojë këngën “Kur këndoje ti”.

Zërit të saj unik do ti bashkëngjitet edhe këngëtaria mjaft e talentuar me një stil të veçantë e tepër karizmatik, Kamela Islamaj, e cila do të performojë këngën “Kafe Flora burra plot”.

E të dy zërat brilant do të sinkronizohen së bashku në këngën “Të kërkoj”

Nxito të marrësh biletën tënde për Grand Gala
“Te gjithe e duan Agim Krajken” në sportelin e arTurbina, cdo ditë nga ora 10:00-20:00. Bileta kushton 1000 lekë.

Ju mirëpresim në arTurbina në datat 7 dhe 8 Dhjetor – ora 19:00.