60 VJET HISTORI – ANSAMBLI POPULLOR, KOSOVË

Ansambli Popullor

Opera on tour

Koncert i Ansamblit Popullor

Në qytetin e Gjakovës, në datën 10 Nëntor 2018, në Pallatin e Kulturës, në orën 19:00.

Historia e Ansamblit Popullor të Këngëve dhe Valleve kulmon në 60 – vjetorin e krijimit të tij. Si i vetmi Ansambël Popullor i vendit, festimet për këtë përvjetor të rëndësishëm nisën që në fillimet e vitit 2017, jo vetëm në skenën e madhe të TKOBAP, por edhe në shkolla ku mësojnë fëmijët shqiptarë, në sheshet kryesore të qytetit të Tiranës, në skenat e teatrove të qyteteve shqiptare dhe kosovare. Kulmi i festimeve mbërriti në Tiranë, më 11 dhe 12 Nëntor të vitit 2017.

Koncerti Gala me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të artistëve ndër vite, të veteranëve të Ansamblit Popullor dhe trupës së artistëve që e mbajnë gjallë këtë Ansambël, të balerinëve të trupës së baletit të TKOB ishte kulminacioni më i lartë, i cili risolli në vëmendjen e publikut edhe njëherë gjerdanin e paçmueshëm të perlave të muzikës, valles dhe trashigimisë sonë popullore.