Baleti “Halili dhe Hajria”
13 janar 1963 – 13 janar 2018
55 vjetori i krijimit

E para veper e baletit shqiptar “Halili dhe Hajria” ben 55 vjet nga krijimi i saj. Ishte 13 janari i vitit 1963, kur kompozitori Tish Daija, koreografi Panajot Kanaçi, dirigjenti Mustafa Krantja vunë në skenë baletin “Halili dhe Hajria”.

Interpretuesit e parë në rolin e Halilit, kanë qenë Xhemil Simixhi, Kristaq Rada dhe Llaqi Nako dhe në rolin e Hajries: Ganimet Vendresha (Simixhi) Zoica Haxho, ndërsa në rolet e tjera përmenden emrat e Luan Shtinos, Miltiadh Papës, Agron Aliajt, Skënder Jazexhiut, etj. Më 12 dhjetor 1973 u luajt për të njëqind e pesëdhjetën herë, ndërsa në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës e Baletit dhe jashtë saj u luajt mbi 250 herë. Në turnetë në Greqi, Itali, Turqi, Francë ka pasur sukses të jashtezakonshem.

Shih në Facebook

55 vjetori i krijimit të baletit “Halili dhe Hajria”