Po ndodh tani konferenca per shtyp e TKOB ne fillim te sezonit artistik 2018. E nisim me sukseset e nje viti krejt ndryshe sic ishte 2017-ta. Viti i cili do te mbahet mend si vit historik per Teatrin e Operas.

Shih në Facebook

Drejtoresha e Pergjithshme e TKOB, Zana Cela ne prani te Zv. Ministres se Kultures Z.Valbona Shujaku dhe te gjithe drejtuesve artistik te Teatrit, solisteve, orkestres, baletit, Ansamblit Popullor dhe gjithe stafit prezantoi premieren e pare qe hap sezonin operistik 2018, Operan “Carmen”.

Shih në Facebook

Në konferenën e sotme për shtyp, Drejtoresha e Përgjithshme e TKOB, Znj.Zana Çela informoi publikun se:

Viti 2017 është një nga vitet më të rëndësishëm për institucionin tonë pasi per here te pare gjate historise 61-vjecare te teatrit tone, godina e TKOB i nenshtrohet rikonstruksionit permes nje projekti te madh .
Ne Janar -Mars 2017, TKOB iu nënshtrua zhvendosjes dhe përshtatjes në një godinë të re. Kjo u shoqërua me një punë kolosale të transferimit jo vetëm të trupave dhe mjeteve, por dhe arkivave, dekoreve dhe kostumeve.

“Zhvendosemi për tu rikthyer në një godinë që artistët dhe publiku shqiptar meriton të ketë”

Me këtë slogan në të gjithë periudhën më pas, që prej Janarit e deri në Dhjetor 2017-të, TKOBAP jo vetëm që nuk rrëzoi ritmin e shfaqjeve, por i dha mundësinë publikut shqiptar, si kurrë më parë te ndiqte artin operistik në të katërta anët e Shqipërisë.

1- Zgjerimi i audiencave
Ky ishte objektivi kryesor i TKOB për vitin 2017-te, objektiv i cili edhe pse pa teatër, u realizua me shumë sukses.

Për të realizuar këtë objektiv, strukturuam në katër kolana kalendarin tonë artistik: Opera në Teatër, Opera on Tour, Opera Open Air dhe “Edukimi përmes Artit”.

Gjatë vitit 2017 ne synuam të përfshinim në shfaqet tona publikun e çdo kategorie dhe grupmoshe të shoqërisë e veçanërisht moshat e reja, si garancia e vetme për vazhdimësinë me nivel të lartë të veprimtarisë së TKOB dhe realizimin e misionit të tij.

Gjatë vitit 2017, TKOB udhëtoi e performoi aty ku publiku ishte, në skena dhe sheshet e vendit, në teatrot e kryeqytetit dhe shume qyteteve të tjera të vendit. Sot TKOB ka bërë që Shqipëria të flas për Operan. E ky nuk ka qenë një slogan i dalë nga TKOB, ishte publiku që ja dhuroi duke i ndjekur dhe mbushur sallat plot në të gjitha skenat ku TKOB vendosi shfaqjet e tij.

Viti 2017 përkoi gjithashtu me ngjarje të mëdha në historinë e institucionit. Me një dekret të veçantë, TKOBAP shpalli 2017-tën si vitin e Prenkë Jakovës me rastin e 100-vjetorit të lindjes së mjeshtrit të madh. Një tjetër pervjetor i madh, 60-Vjetori i krijimit të Ansamblit Popullor të Këngëve e Valleve kulmoi suksesin e kalendarit artistik të vitit 2017.

Në këtë rezyme të rëndësishme ato që flasin për një punë kolosale janë shifrat, të cilta janë publike dhe asnjeherë nuk të lejonë të gabosh.

Numri i shfaqjeve për periudhën Janar – Dhjetor 2017

105 shfaqje, opera, balet, koncerte dhe eventet e kalendarit “Edukimi përmes Artit”, nga të cilat
24 ishin shfaqje premierë.

TKOB është falenderues i publikut shqiptar, i cili ka mbushur si asnjëherë tjeter sallat e tij. Gjatë vitit 2017 shfaqjet tona u ndoqën nga 258,055 spektatorë.

– Kalendari ynë artistik mori një audiencë të madhe, veçanërisht në shfaqet OPEN AIR në muajin Korrik të vitit 2017-të në Sheshin “Skënderbej”me koncertin “Opera Jeans”, baletin “Monger”, koncertin e Ansamblit Popullor dhe në 28 Nëntor me Operan “Skenderbeu”,shfaqe te cilat u ndoqen nga mbi 200,000.

– Gjithashtu gjatë vitit 2017 audienca u rrit shumë me serialin e shfaqjeve OPERA ON TOUR.

Për herë të parë pas 35 vjetësh, TKOBAP performoi nëpër qytetet e Shqipërisë me vepra operistike dhe baleti, si: Shkodër, Elbasan, Fier, Vlore, Durres, Prishtinë, Korçë etj.

– Viti 2017-të ishte viti i premierave të mëdha të suksesshme, të cilat edhe pse u përshtaten me shumë vështirësi në sallën e Pallatit të Kongreseve, u realizuan me një nivel të lartë artistik dhe audiencë maksimale.Nder to me te suksesshme ishin:
Baleti “Liqeni i Mjelmave”, Opera “Pëshkatarët e Perlave”, Baleti “Exil-Déjà vu”, 60 – Vjet Ansambli Popullor – Koncert Gala, Grand Gala e Vitit të Ri – “Pop Stars to Opera Stars” etje.

2- Të ideojmë dhe të zbatojmë politika të reja kreative promocionale dhe marketingu, të cilat kanë ndikim të drejtëpërdrejtë në rritjen e audiencave, ishte objektivi tjeter rendesishem i punes se institucionit tone per vitin qe lame pas.

Zhvilluam një fushatë të fortë, të bazuar në promovimin e aktivitetit të TKOB në rrjetet sociale përmes Instagram, Twetter dhe në kanalet e komunikimit në faqen zyrtare të Opera Europa, dhe veçanërisht në faqen tonë zyrtare në Facebook, e cila është kthyer në një nga faqet më të klikuara të artit në vend.

Janë prodhuar mbi 250 kronika lajmesh,
200 dalje televizive të përfaqësuesve të TKOB, solistëve, kasteve artistike dhe drejtuesve të trupave.

Gjatë vitit 2017-të në aspektin e marketingut ndërkombëtar, një sukses i rëndësishëm ishte anëtarësimi në Opera Europa i cili do na ndihmoje per të ekspozuar prodhimet e teayrit tone ndaj audiences ndërkombëtare.

– Një tjetër sukses gjatë vitit 2017-të,ishte fakti qe për herë të parë, një delegacion i lartë i Akademisë së teatrit “La Scala” vjen në Shqipëri për të realizuar si bashkërrugëtar me TKOB, projektin “Investing on People”, projekti i cili do të profesionalizojë në nivelin më të lartë artistik dhe teknologjik, stafin e TKOB, për ti hapur rrugën dhe ndërtuar kështu Teatrin e vitit 2020.

3- Gjatë vitit 2017-të ne punuam shumë për të përmirësuar menaxhimin e buxhetit ekzistues nëpërmjet menaxhimit në mënyrë efikase të kostove, si dhe identifikimit te burime të reja përmes sponsorizimeve dhe bashkëpunimeve me të tretët.

• RRITËM FONDET DHE TË ARDHURAT NGA SPONSORIZIMET DHE BASHKËPUNIMET.

1- Gjatë vitit 2017 TKOB, rriti buxhetin nga sponsorizimet dhe bashkëpunimet në vleren 17.926.258 lekë më shumë se viti 2016 ose 181 % më shumë.

2- Ulëm kostot e shpenzimeve për zerin honorare (artist të huaj) 61 % më pak se vitit 2016 duke i dhënë besimin artistëve të teatrit tonë dhe duke stimuluar talentet e reja.
3-Ne vitin 2017 TKOB dyfishoi buxhetin e investime për kostume dhe skenografi që do ti mbeten Operas.
Investimet janë rritur në vlerë prej 3.512.922 lekë më shumë se në 2016 ose në masën 186 %.
-Gjatë këtij vitit krahasuar me vitin 2016, kemi prodhuar 380 kostume në shumën 2.446.560 lekë ose 386 % më shumë se në vitin 2016.
Gjatë këtij vitit krahasuar me vitin 2016, kemi rritje të investimeve në skenografi në shumën 1.066.362 lekë ose 85 % më shumë se në vitin 2016.

4- Rriten te ardhurat nga shitja e biletat per shfaqe ne masen 104% me shume se ne vitin 2016.

Theksojmë se numri më i madh i shfaqjeve është dhënë në në skenat e teatrove të rretheve, Open Air dhe Muzeun Kombëtar ku shfaqjet kane qenë falas per publikun si dhe në teatrot e rretheve ku të ardhurat nga shitja e biletave i kanë arkëtuar teatrot respektive.

Shih në Facebook

Opera “Carmen” – Konferencë për shtyp